Rreth DC Investment

Kompania DC Investment, ka ne fokusin e saj ndërtimin dhe investimin e projekteve te ndryshme te grupit. Puna në DC Investment është e përqëndruar në një marrëdhënie besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë bashkëpunëtorët duke u kujdesur për interesat dhe mirëqënien e të gjithëve. Profesionaliteti, korrektesia si dhe venia ne jete e projekteve avangarde karakterizojne tiparet e kesaj kompanie.

DC Investment eshte kompania me e re pjese e Delta Group.

 

Delta Group është një markë me fokus në arredimin e brendshëm dhe të jashtëm si dhe në prodhimin e materialeve te ndërtimit, me misionin për të arritur përsosmërinë, në shërbim të mjedisit tonë natyror, në fushën e ndërtimit si dhe në shërbimin sa më të mirë ndaj klientëve. Filozofia e Delta Group është përqëndruar në faktin se përsosmëria duhet të reflektohet në çdo aspekt për këtë arsye portofoli i grupit është i ndryshëm, duke filluar nga materialet e ndërtimit, bojrat, mobilje, pllaka e shumë produkte të tjera.